Një gjë mjaftë shqetësuese ka ndodhur në Pejë.
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në oborrin e fakulteti e këtij qyteti.
Një person në Pejë ka informuar se gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e fakultetit, kanë hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Raporti i Policisë së Kosovës, njofton se njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.