Në ora 13:00 Haradinaj mbledh qeverinë në dorëheqje

08:18 | 10 Janar 2020

Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë në largim.

Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka ftuar në një mbledhje qeverinë e tij në dorëheqje.

Në një njoftim të shkurtër të Zyrës së Kryeministrit thuhet shkurt se mbledhja do të mbahet në ora 13:00.

Që nga dorëheqja e tij, Haradinaj ka ftuar disa herë qeverinë kryesisht për çështjet që kishin të bënin me buxhetin ose ndarjen e mjeteve.

Komento: