Kuvendi i Kosovës do të diskutojë për Tribunalin në orën 14:00.
Pas përfundimit të dy pikave të para të rendit të ditës, atë të deklarimeve jashtë rendit, si dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.
Në këtë periudhe Kuvendi pritet të procedojë me pikat e mbetura të rendit të ditës që kanë të bëjnë me Tribunalin për krimet e Serbisë në Kosovë.
Këto janë pikat tjera të rendit të ditës:
Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
Caktimi i Ditës së Gjenocidit.