Në pazarin e Prishtinës kushtet e mjerueshme, shitësit kërkojnë hapësirë

23:09 | 09 Qershor 2022

Kushte të mjerueshme në pazarin e Prishtinës, shitësit kërkojnë hapësirë.

Me nxitim po i mbulojnë mallrat e tyre që të mos lagen nga shiu. Mbulojat e shqyera nuk i bëjnë ballë motit të ligë, prandaj shitësit detyrohen të heqin produktet e tyre, e ta ndalojnë shitjen.

Shumë nga ta, thonë se janë lodhur nga kushtet e këqija të tregut.

Një ndër ta është edhe Imer Avdullahu, i cili profesionin e tregtarit e ushtron qe afër 30 vite.

Në këtë treg, ka llojllojshmëri të produkteve që shiten.

Mirëpo vërehet se si frutat dhe perimet janë vendosur në mënyrë të pakontrolluar, ku ekspozohen në diell dhe pluhur.

Kjo nuk përkon me standardet e Bashkimit Evropian për cilësinë që duhet të kenë produktet që shiten nëpër tregje të hapura.

Në dijeni të kësaj janë edhe vet shitësit, të cilët thonë se kjo ndodh pasi që nuk kanë hapësirë.

Pas marrjes së detyrës si kryetar i Prishtinës, Përparim Rama i ka vizituar tregtarët.

Një nga ta, ka shpresë që kryetari do të investojë në treg.

Në këtë treg shiten edhe produktet të qumështit.

Shitësi thotë se nuk po ka punë mjaftueshëm, mirëpo kjo ia siguron mbijetesën.

T7 ka nisur pyetje në adresën e kabinetit të kryetarit Përparim Rama.

Por gjatë ditës, nga komuna nuk ka kthyer përgjigje.

Komento: