Në përvjetorin e 112-të të pavarësisë së Shqipërisë ngrihet flamuri shqiptar në Nju Jork

10:38 | 27 November 2024
ne-pervjetorin-e-112-te-te-pavaresise-se-shqiperise-ngrihet-flamuri-shqiptar-ne-nju-jork

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan për të shënuar ditën e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në ngjarje morën pjesë personalitete shqiptare, përfaqësues të organizatave dhe shqiptarë të komunitetit në Nju Jork.

Programi përfshiu fjalime nga Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, dhe Kristi Marmorato, anëtare e Këshillit të Qytetit për Distriktin 13, e cila falënderoi komunitetin shqiptar për frymëzimin që ofron.

Gjatë ceremonisë, u ndanë çmime për personalitete të shquara si Vera Mjeku, analiste politike, fotografi i njohur Fadil Berisha dhe aktivisti Esat Gjonbalaj, transmeton  Klankosova.tv.

Aleksandër Nilaj dhe grupi i tij i vullnetarëve, si dhe disa pjesëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar, u nderuan gjithashtu me mirënjohje nga autoritetet lokale, njofton gazeta Dielli.

Të ftuarit shijuan gatime tradicionale shqiptare dhe u mblodhën në një ambient të dekoruar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe SHBA-së, duke kremtuar këtë ngjarje historike.

Komento: