Në Petrovë të Shtimes gjendet një mjet shpërthyes, FSK e KFOR-i amerikan e tërhoqën pa incidente – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në Petrovë të Shtimes gjendet një mjet shpërthyes, FSK e KFOR-i amerikan e tërhoqën pa incidente

09:04 | 05 April 2025
ne-petrove-te-shtimes-gjendet-nje-mjet-shperthyes,-fsk-e-kfor-i-amerikan-e-terhoqen-pa-incidente

Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në një lagje në Petrovë të Shtimes.

Për këtë policinë e informoi një burrë nga fshati, ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i amerikan, të cilët kanë tërhequr mjetin pa shkaktuar incidente.

“Fsh. Petrovë, Shtime 04.04.2025 – 15:22. Një mashkull kosovar, ka raportuar se në lagje në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.

Komento:
loading