
Pak orë para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.
Ai ka pretenduar se është vënë në shënjestër të sulmeve nga, siç e quan ai, “makineria propaganduese” e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Krejt makineria propaganduese e Vetëvendosjes qenka çu n’aksion kundër meje, sot në ditën e Kuvendit të LDK-së! Interesant!”, ka shkruar Rama.
Reagimi i tij vjen në ditën kur LDK mban Kuvendin e jashtëzakonshëm, në të cilin 355 delegatë do të votojnë për besimin ndaj kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Në prag të këtij procesi, zhvillimet dhe deklaratat brenda LDK-së kanë qenë në qendër të vëmendjes politike.