Në prag të ndeshjes me Juventusin, Romagnoli vjen me deklaratë të papritur

20:17 | 15 Janar 2019

Në prag të përplasjes mes Juventusit dhe Milanit, kapiteni i Rossonerëve Alessio Romagnoli foli në konferencën për shtyp së bashku me Gattuso.

Ai shprehet optimist se Milan do të dal fitues në këtë ndeshje përcjell ORAinfo.


 
“Unë kam ndjenja pozitive, atmosfera është shumë e lumtur, kjo mund të jetë një pikë kthese në sezonin, nesër do të japim më të mirën, do të luajmë kundër ekipit më të fortë të shtatë viteve të fundit në Itali, por gjithçka mund të ndodhë në një lojë .
 
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përballja me Juventusin është një provë e madhe dhe mund të jetë pika e kthesës në këtë sezon, tani kemi një skuadër edhe më të fuqishme, jemi më të pjekur, më të fortë se Juve”, ka thënë kapiteni./ORAinfo/
 

Komento: