Në prag të ndeshjes me PSG, United “tronditet” nga lajmi i fundit

14:34 | 05 Mars 2019

Skuadrën e Manchester United, e pret një ndeshje e vështirë në Ligën e Kampionëve.

Manchester Unitedit do t’i mungojnë një numër i lojtarëve të ekipit të parë për ndeshjen kthyese kundër Paris Saint-Germainit, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri Ole Gunar Solskjaer nuk do të ketë mundësi të mbështetet në ndihmën e Anthony Martialit, Jesse Lingardit apo Ander Herreras për këtë ndeshje, ku Manchester Unitedi do të tentojë ta përmbysë rezultati dhe ta sigurojë një vend në çerekfinale.

Përveç këtyre, “Djajve të kuq” do t’i mungojë edhe mesfushori francez, Paul Pogba, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër, në fund të ndeshjes së parë, që përfundoi me rezultat 2:0 në favor të francezëve.

Për shkak të këtyre mungesave, në Paris, me skuadrën e “Djajve të kuq” kanë udhëtuar pesë futbollistë të akademisë: Angel Gomes, Tahith Chong, Mason Greenwood, James Garner dhe Brandon Williams. As mesfushori spanjoll, Juan Mata, nuk ka udhëtuar në Paris me skuadrën e Manchester Unitedit për shkak se ai është ende duke u rikuperuar nga një lëndim që e pësoi gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Liverpoolit.

Për këtë ndeshje do të mungojnë edhe Nemanja Matic, Alexis Sanchez, Matteo Darmian dhe Phil Jones. Lista e plotë e lojtarëve që do të mungojnë në këtë ndeshje: Anthony Martial, Jesse Lingard, Ander Herrera, Paul Pogba, Juan Mata, Nemanja Matic, Alexis Sanchez, Matteo Darmian dhe Phil Jones.

Komento: