Dortmund sot mori një lajm shumë të keq, para ndeshjes me Tottenham.
Marco Reus pritet t’i mungojë skuadrës së tij në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës së finales, që luhet të mërkurën.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, i cili nuk ishte aspak optimist për situatën e lojtarit.
“Besoj se do të vendosim për këtë në një kohë të shkurtër. Por, nuk pres ndonjë rikuperim ‘mrekulli’ para së mërkurës” ka thënë Zorc për ‘Ruhrnachrichten’ transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se edhe Tottenham përballen me mungesat e Dele Alli dhe super sulmuesit Harry Kane.