Në prag të Vitit të Ri, Veseli vjen me mesazh për aktivistët e PDK-së

18:19 | 31 December 2018

Kryetari I Kuvendit të Kosovës dhe njëherit edhe Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur që në ditën e fundit të vitit 2018 t’I urojë përkrahësit e partisë së tij.

Ai në një postim në facebook ka thënë se ka biseduar në telefon me shumë aktivistë të PDK-së, me çrast I ka uruar dhe falenderuar për përkrahjen e tyre, shkruan ORAinfo.

Postimi i plotë i Veselit:
“Në prag të Vitit të Ri, bashkëbisedova në telefon me shumë aktivistë të PDK-së. I falënderova për punën e palodhshme që janë duke bërë në fuqizimin e vizionit tonë në Dekadën e Re të Kosovës. Ua urova Vitin e Ri, me dëshirën që në familjet e tyre dhe të çdo qytetari të Kosovës të mbizotërojë mirëqenia dhe gëzimi”, ka shkruar Veseli në Faceook. /ORAinfo/

Komento: