Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar sot është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc.
Durmishi bëri të ditur se janë duke u vendosur sinjalizimet vertikale, ndërsa pas përfundimit të sinjalizimit horizontal, ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve.
Postimi i plotë:
Sot është vendosur shtresa e asfaltit në urën në Badoc.
Ka filluar vendosja e sinjalizimit vertikal dhe posa të përfundoj edhe sinjalizimi horizontal ura do të hapet për qarkullimin e automjeteve. /Gazeta10/