Në prani të Haradinajt dy familje ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në prani të Haradinajt dy familje ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës

12:54 | 30 Janar 2019

Në prani të kryeministrit Ramush Haradinaj sot janë pajtuar dy familje të cilat ishin në hasmëri.

Në nderim të 22 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahy dy familje i dhanë fund hasmërisë mes tyre.

Familja Knushi i shtriu dorën e pajtimit familjes Shehu.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!

Komento: