Në Prishtinë dy të vdekur, rastet hapen në polici

11:07 | 13 July 2022

Dy vdekje në Prishtinë, rastet hapen në polici.

Policia njofton për vdekjen e dy personave, në dy raste të ndara, në Prishtinë.

Rastet në polici janë hapur si “hetim mbi vdekjen”, teksa vdekja e viktimave, gjinia mashkullore, është konstatuar nga mjeku.

“Prishtinë 12.07.2022. Raportohet se në shtëpinë e tij ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa për rastin e dytë, policia njofton në raportin 24-orësh: “Prishtinë 11-12.07.2022. Raportohet ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.

Komento: