Në Prishtinë janë 88,530 banesa dhe shtëpi derisa në Fushë Kosovë 27,707

12:11 | 12 Korrik 2024
ne-prishtine-jane-88,530-banesa-dhe-shtepi-derisa-ne-fushe-kosove-27,707

Sipas ASK-së në Prishtinë janë 88.530 banesa dhe shtëpi, derisa në Fushë Kosovë janë 27.707 të tilla.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave Kosova ka 1.586.659 banorë, prej të cilëve 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra.

Derisa në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011-në ishin 1.739.825 banorë, që i bije 153.166 mijë banorë më pak, shkruan Front Online.

Sipas të dhënave preliminare, mosha mesatare e popullsisë është 34.82 vjet.

Sipas ASK-së ka rënie të numrit të banorëve te grupmosha 0-15 vjeç dhe rritje e numrit të banorët mbi 64-vjeç.

Dendësia e popullsisë sipas ASK-së është 145.5 banorë në një kilometër katror.

Komunat me dendësi më të madhe janë Fushë-Kosova 762 banorë në një kilometër katror, Mamusha me 513 banorë dhe Prishtina 434 banorë në një kilometër katror.

Numri mesatar i anëtarëve në një ekonomi familjare në vitin 2024 sipas ASK-së është 4.5 banorë.

Sipas ASK-së në 4 komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut pati bojkotim në masë të madhe, përkundër që një pjesë e tyre thuhet se u regjistruan.

Komento: