Në Prishtinë, jo të gjithë po i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në Prishtinë, jo të gjithë po i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria

20:40 | 17 Prill 2020

Qeveria e vendit ka vendosur disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Është dita e tretë prej kur kanë filluar të zbatohen masat e reja për kufizim të lëvizjes, me qëllim të parandalimit të përhapjes së korona virusit.

Me vendim të ri, qytetarët mund të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë, në orare të caktuara në bazë të numrit të parafundit personal të letërnjoftimit.

Komuna e Prishtinës të dielën ka shpallur zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me korona virus.

Një natë para se të merrej ky vendim ishin konfirmuar njëzet raste të reja me Covid-19 në këtë komunë.

Lagjet Mati 1, konkretisht rruga “Ndue Perlleshi”, Tophane-rruga “Lidhja e Prizrenit” dhe Veternik në komunën e Prishtinës, ishin shpallur vatra të përhapjes së virusit.

Në hyrje dhe dalje të Veternikut kanë vazhduar edhe sot kontrollet nga Policia e Kosovës, për të mos lejuar lëvizjet nga të dyja anët, pa posedimin e lejes për qarkullim pa leje.

Ndër të tjera, qytetarët duhet të jenë të pajisur me masa mbrojtëse, maska dhe doreza, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Megjithatë, jo të gjithë po respektojnë ato.
Adem Uka, i cili është banor i komunës së Prishtinës, thotë se frikësohet nga vendosja e maskës, meqë sipas tij, nuk janë të detyruar që të gjithë të kenë me vete.

Uka tregon se numri i tij personal i parafundit, është 6, dhe ka shfrytëzuar mundësinë për lëvizje gjatë kësaj kohe

E Valdrin Rrustemi, ani pse i pajisur me masa mbrojtëse, tregon se ndihet i frikësuar nga përhapja e virusit covid-19.

Shpresim Zefti i cili thotë që sapo ka përfunduar orarin e punës, thotë se këto masa të cilat janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë duhet të respektohen

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës janë ndaluar 31 persona, meqë të njëjtit nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Policia ka njoftuar se 11 persona janë shoqëruar në stacion policor, pasi që nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore.

Komento: