Në Prishtinë mbi 5 mijë raste aktive me koronavirus

11:18 | 08 Shkurt 2022

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë.

Gjatë këtij viti numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 ka filluar të rritet, raporton Gazeta Express.

Me rritjen e numrit të personave të infektuar me virus, është rritur edhe numri i rasteve aktive me koronavirus.

23 mijë e 823 raste me COVID-19 janë aktive në Kosovë.

Komuna e Prishtinës prinë për numrin më të madh të rasteve aktive me virus.

Kjo komunë ka 5 mijë e 549 raste aktive.

Pas Prishtinës, më së shumti raste aktive ka Komuna e Pejës me 1 mijë e 968 raste, ajo e Gjilanit me 1 mijë e 578 raste, Prizrenit me 1 mijë e 394 raste dhe Ferizajt me 1 mijë e 368 raste aktive.

Komento: