Në Prishtinë vetëm në muajin dhjetor pati 11 grabitje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në Prishtinë vetëm në muajin dhjetor pati 11 grabitje

15:00 | 25 Dhjetor 2019

Rastet e grabitjeve kanë shënuar rritje në vendin tonë.

Grabitje të shumta kanë ndodhur gjatë këtij muaji në Prishtinë. Sipas raporteve ditore të policisë, nga 1 deri më 25 dhjetor, janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Mirëpo pavarësisht këtij numri të madh të grabitjeve të ndoshura në dhjetor, këtë vit sipas policisë ka rënie të grabitjeve për 43.67%.

“Gjatë vitit 2018, nga janari deri në nëntor, ishin raportuar 261 raste të grabitjeve, ndërsa në periudhën e njëjtë të këtij vitit kanë ndodhur 147 raste të grabitjeve, që do të thotë ka rënie për 43.67% të grabitjeve”, kanë thënë zyrtarët policor për IndeksOnline.

Më poshtë janë rastet e grabitjeve, të ndodhura këtë muaj e për të cilat ka raportuar policia:

GRABITJE ME ARMË

Rruga “Ilir Konushevci”, Prishtinë 02.12.2019 – 16:55. Ankuesja femër K-Shqiptare punëtore në këmbimore ka informuar se përderisa ishte në punë, një person i panjohur nën presion të armës së zjarrit i ka grabitur të hollat nga arka dhe i njëjti nga një klient viktima mashkull K-Shqiptar ia ka grabitur 100 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar.

GRABITJE

Prishtinë 08.12.2019-17:00. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e punës në barnatore, aty ka hyrë një person i panjohur i maskuar dhe i armatosur, i cili nën kërcënim të armës ka arritur t’i grabisë para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

GRABITJE

Rruga “Fehmi Lladrovci”, Prishtinë (09.12.2019 – 12:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se dy persona të maskuar i kanë grabitur kuletën. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

GRABITJE

Fshati Besi-Prishtinë, 11.12.2019, 21:50. Ankuesi mashkull K/Shqiptar raporton se deri sa ishte duke lëvizur në drejtim të shtëpisë së tij është ndalur nga dy të dyshuar të maskuar dhe të njëjtit ia kishin marrë nga xhepi kuletën me para rreth 130 euro si dhe dokumentet personale. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.

GRABITJE ME ARMË

TermoCentrali-Kosova, Obiliq 14.12.2019 – 18:11. Viktima mashkull K-Shqiptar ka informuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armëve i kanë grabitur para të gatshme, dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

GRABITJE

Rruga “Hamëz Jashari”, Prishtinë 16.12.2019 – 13:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke ecur këmbë, dy persona, njëri i njohur për ankuesin, me dhunë ia kishin grabitur 50 euro para dhe çelësat e veturës, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Dyshohet se motiv i grabitjes ishte një borxh i mëhershëm që viktima kishte ndaj të dyshuarit.

GRABITJE E ARMATOSUR

Rruga “Musli Mulliqi”, Prishtinë 18.12.2019-21:24. Ankuesi mashkull K-Shqiptar punëtor në një kafiteri, ka njoftuar se dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 1000 euro dhe janë larguar në këmbë në drejtim të rrugës ‘Dëshmorët e Kombit’. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.

GRABITJE
Rruga ”B”, Prishtinë 19.12.2019 – 00:05. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj, te cilët me forcë i kane grabitur portofolin me dokumente, njëzet euro para të gatshme dhe një telefon. Të dyshuarit janë larguar ne drejtim te panjohur. Nuk raportohet për lëndime.

GRABITJE
Prishtinë 22.12.2019 – 02:00. Tre viktimat, dy meshkuj dhe një femër K-Shqiptare kanë raportuar se në një lokal të masazhit, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur dy telefona dhe 110 euro para të gatshme. Nuk raportohet për te lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar.

GRABITJE
Prishtinë 23.12.2019-18:55. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me forcë ia ka grabitur çantën e krahut në të cilën kishte para dhe dokumente personale. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa rasti është duke u hetuar.

GRABITJE
Rruga “Zija Shemsiu”, Prishtinë 24.12.2019-11:30.Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrugën e lartcekur, një person i panjohur mashkull ia kishte grabitur nga gishti dy unaza të argjendta, para dhe kartelën e identifikimit. Rasti është duke u hetuar.

Komento: