Me fillim nga ora 20:45 pritet që të ndeshen Kosova dhe Bullgaria.
Kombëtarja e Kosovës do të nisë fushatën eliminatore të Euro 2020-ës, me sfidën përballë Bullgarisë, që do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E në kryeqytet tashmë ka filluar festa.
Në disa prej kafeneve në lagjen “4 Llullat”, shumë tifoz janë mbledhur për të pritur fillimin e ndeshjes, ku edhe janë parë duke festuar .