Para pak minutash është bërë përurimi i bustit të ish-sekretares, Madeliene Albright, organizim i cili u ndjek nga shumë qytetarë, zyrtarë e media të huaja dhe vendore.
Policia ishte në aksion të mbajtjes së rendit për organizimin në fjalë, shkruan ORAinfo.
Por, kishte edhe pjestarë të tillë që zgjodhën hijen për pak pushim.
Këtë e bën tri police femra të cilat aty ia ‘shtruan’ muhabetit mes vete, por edhe me qytetarë.
E gjatë këtij pushimi shfrytëzuan rastin edhe të bëjnë nga një ‘selfie’ dhe foto njëra-tjetrës.
Ndryshe, në këtë përurim morën pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, gjenerali amerikan, Wesley Clark, Mattheë Palmer e shumë zyrtarë të tjerë./ORAinfo/