Në pritje të vendimit nga Arsenali, marrëveshja e Xhakës me Leverkusenin vlen ende

13:35 | 09 June 2023

Granit Xhaka është pajtuar për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit, por transferimi i tij është ende në pritje.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se marrëveshja mes tij dhe klubit gjerman është ende e vlefshme, e vulosur dhe e konfirmuar.

Por, Xhaka nuk e ka marrë ende aprovimin nga Arsenali për t’u larguar.

Klubi londinez thuhet se do të japë dritën jeshile vetëm pasi të nënshkruajë me një mesfushor të ri, me Declan Rice që është si objektiv prioritar, shkruan Express.

“Topçinjtë” janë të lidhur gjithashtu me dy mesfushorët tjerë, Ilkay Gundogan dhe Moises Caicedo.

Arsenali do të fitojë 15 milionë euro nga shitja e Xhakës.

30-vjeçari me Bayer Leverkusenin ka rënë dakord për një kontratë katër-vjeçare.

Komento: