Në Prizren sekuestrohen 822 kilogramë duhan pa banderola

14:33 | 07 October 2022

Sekuestrohen 822 kilogramë duhan pa banderola në Prizren.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 kilogram duhan pa banderola.

Në komunikatë bëhet e ditur se prokuroria në bashkëpunim me Doganat e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, i cili rezulton të jetë shtetas i huaj.

“Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëreses verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 (tetëqindenjëzetëedy) kilogram duhan refuz, 102,000.00 (njëqindedymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit, të cilat në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrinë vlerën prej 54,867.76 (pesëdhjetëekatërmijëetetqindegjashtëdhjetëeshtatë) Euro”, thuhet në komunikatë.

Komento: