Në Procesin e Berlinit, Rohde pret kontribut konstruktiv të Kosovës dhe Serbisë

22:48 | 15 Shtator 2022

Kosova vazhdon të jetë temë e diskutimit.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, konsideron se konferenca në kuadër të Procesit të Berlinit, e cila do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, është një mundësi për progres që nuk duhet humbur.

Ai tha në Twitter se pret që Kosova dhe Serbia të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Konferenca e 3 nëntorit në Berlin si pjesë e procesit të Berlinit do të jetë një mundësi për përparim që nuk duhet ta humbasim. Gjermania dëshiron që Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE dhe mbështetet në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në atë proces në mënyrë konstruktive”, shkroi Rohde.

Komento: