Sirenat paralajmëruese bien në qendër të Kievit.
Sirenat paralajmëruese po bien në qendër të Kievit. Qytetarë të shumtë tashmë kanë filluar të largohen nga vendi për shkak të sulmit rus.
Vladimir Putin po e bën atë që ka paralajmëruar muajve dhe javëve të fundit Perëndimi. Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes ai filloi invazionin me trupat ruse dhe hodhi raketa në territorin e vendit fqinj Ukrainës, duke e nisur kështu një luftë të re në Europë, pasojat e së cilës janë të paparashikueshme.
Nga Ukraina u raportua se për disa orë luftë, mbetën të vrarë qindra. Perëndimi e dënoi ashpër këtë akt agresioni dhe paralajmëroi se Moska do të paguaj shtrenjtë.
Me veprimet e diktatorit rus bota po i sheh edhe një herë skenat e tmerrshme – kolonat e refugjatëve që po largohen nga vendet dhe qytetet e tyre nga frika. Si do ta ndalë bota Putinin?