
996 stenta janë vendosur te pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti në QKUK.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se kardiologët invazivë në QKUK, kanë vendosur 996 stenta te pacientët gjatë pjesës së parë të këtij viti.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda gjashtë muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.
Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale.
Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve.