Në QKUK për herë të parë bëhet operacioni për heqjen e trupit të huaj në sy

12:43 | 31 Mars 2020

Një operacion i suksesshëm është zhvilluar në QKUK.

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është bërë heqja e trupit të huaj në sy.

Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A ((1956), thuhet në kumtesë, trasnmeton Klan Kosova.

“Operacionin e ka kryer ekipa në përbërje të, Dr. Ardian Shabani, Dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipa e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës”, thuhet në kumtesë.

“Ndërhyjret e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro”.

“Klinika e Syve, pas paisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore”.

Komento: