Edhe një urë në “qytetin e ndarë” të Mitrovicës.
Edhe një urë do ta lidhë jugun me veriun e Mitrovicës.
Pranë Lisicës janë vendosur pjesët e betonuara, nëpër të cilat do të lëvizin mjetet dhe qytetarët dhe tani ka mbetur vetëm kryerja e punëve të tjera dhe shtrimi i asfaltit.
Ura pritet ta lehtësojë qarkullimin e banorëve në dy pjesët e qytetit, raporton Jepi Zë.
Fillimisht kjo urë kishte hasur në vështirësi, pasi pushteti në pjesën jugore kishte ndaluar punimet sepse një pjesë kishte prekur territorin e kësaj komune.