Në radarin e shumë klubeve, Chelsea i cakton çmimin marramendës Armando Brojës

10:25 | 05 Mars 2022

Chelsea i cakton çmim të lartë Armando Brojës

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme gjatë këtij sezoni, për Armando Brojën tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura.

Sulmuesi shqiptar deri më tani ka shënuar nëntë gola te Southamptoni, teksa ka ndihmuar skuadrën edhe me një asistim.

Arsenali e West Ham United janë vetëm emrat e dy klubeve që raportohet se kanë shprehur interesim për Brojën, transmeton Express.

Chelsea thuhet se është në dijeni se për 20-vjeçarin ka klube të interesuara. Dhe, sipas “Tuttomercatoweb”, klubi londinez do të kërkoj së paku 70 milionë euro për shitjen e tij.

Anëtari i Kombëtares shqiptare është nën pronësi të Chelseas dhe klubet e interesuara për shërbimet e tij duhet të negociojnë me “Blutë”.

Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.

Komento: