
Në rast se do të kualifikohet në Kampionatin Botëror të vitit 2026, kombëtarja e Shqipërisë tashmë i di kundërshtarët e saj të mundshëm.
Kombëtarja shqiptare – poqëse kualifikohet në Botërorin që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë – do të jetë në Grupin F.
“Kuqezinjtë” në rast kualifikimi nga “play-offi” B do të ketë punë me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Shqipëria ka punë me Poloninë në gjysmëfinalen e “play-offit” të Botërorit në mars të 2026-s, dhe në rast se e kalon këtë fazë, do të luajë në finale me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi.
Botërori 2026 nis nga 11 qershori 2026, deri më 19 korrik.