Në raste të ndara, Policia në Skenderaj konfiskon dy armë

10:17 | 15 Janar 2024
ne-raste-te-ndara,-policia-ne-skenderaj-konfiskon-dy-arme

Policia në Skenderaj ka konfiskuar dy armë zjarri, në dy raste të ndara.

Konfiskimi i tyre është bërë gjatë kontrolleve të detajuara te personat e dyshuar.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndara kanë konfiskuar dy armë zjarri. Konfiskimi i dy armëve të llojit Pistoleta, është realizuar gjatë kontrolleve të detajuara ku tek personat e dyshuar u janë gjetur në posedim dy pistoletat.”

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, mirëpo ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Komento: