Në sallë vetëm 48 deputetë, Konjufca: Nëse nuk është bojkot i qëllimshëm, herët i kanë nisur pushimet

13:53 | 03 August 2021

Vetëm 48 deputetë në sallë, Konjufca: Nëse nuk është bojkot i qëllimshëm, herët i kanë nisur pushimet.

Në seancën e sotme e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, aktualisht gjenden vetëm 48 deputetë.

Kështu ka bërë të ditur Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se ky numër është thuajse i pamjaftueshëm për të vazhduar seancën e paraparë, përcjell Klankosova tv.

“Nëse nuk është bojkot i qëllimshëm, herët ia kanë filluar pushimeve deputetët:, është shprehur Konjufca mes tjerash, ndërsa u ka bërë thirrje shefave të Grupeve Parlamentare të qartësojnë situatën nëse deputetët e subjekteve të tyre do të kthehen apo jo në Kuvend për të vazhduar punimet.

Komento: