Vlora Çitaku flet për rrëfimin e Vasfijes.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tregoi se gjatë rrëfimit të sotshëm të Vasfije Krasniqit para Kongresit Amerikan kanë zotëruar heshtja dhe lotët e të pranishmëve.
Çitaku tha se nga shumë seanca që ka përcjellë në këtë Kongres, fjalimi i Vasfijës bëri që të ketë shumë emocion dhe solidarizim.
Më poshtë statusi i saj i plotë:
Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellë shumë seanca në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.
Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë.