Në samitin e Parisit, BE-ja pritet t’i bëjë presion Serbisë për zhbllokimin e dialogut

16:24 | 04 June 2019

Samiti i Parisit që do të mbahet me 4 korrik të këtij viti do të jetë një ngjarje shumë vendimtare për dialogun Kosovë-Serbi.

Slobodan Zeçeviq nga Instituti për Politika Evropiane thotë se shtetet e BE-së duhet të ushtrojnë presion mbi Prishtinën për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, shkruan lajmi.

Sipas tij, është e rëndësishme që BE-ja njëherë e mirë të shfaqë rolin e vet ndërmjetësues në këtë proces.

“Është e qartë që BE-ja do të bëjë çmos që këtë iniciativë mos t’ua lë të tjerëve, sepse kriza e Kosovës është duke marrë hov në territorin e Evropës, dhe si e tillë BE-ja duhet të jetë aktive”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai konstaton se fuqitë e mëdha mund të ushtrojnë presion edhe mbi Serbinë, për të cilën ai thotë se do të ishte absurd.

Do të ishte një absurd që BE-ja të vendoste presion mbi Beogradin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, i pyetur nëse Samiti i Parisit do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se së pari bashkësia ndërkombëtare do të kujdeset që Prishtina të heqë taksën dhe t’i lirojë rrugën dialogut.

“Nuk ka hapa konkret për arritjen e marrëveshjes mes Pruishtinës dhe Beogradit nëse s’ka dialog ku është e përfshirë BE-ja, por nëse BE-ja dështon në këtë proces, duhet të ketë edhe të tjerë të përfshirë”, tha ai.

E gjatë kësaj jave pritet të takohen kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Temë kryesore e këtij takimi pritet të jetë dialogu me Serbinë.

Komento: