Në “San Siro”po zbarkon sulmuesi më i mirë Evropë

14:51 | 19 Janar 2019

Trajneri i Genoas, Cesare Prandelli foli në një intervistë me Marcën dhe trajtoi disa tema interesante.

Njëra nga temat kyçe ishte sulmuesi polak, Piatek i cili lidhet me një kalim te MIlan përcjell ORAinfo.

“Piatek, ai është një lloj lojtari që nuk kam trajnuar kurrë, ai ka karakteristikat më të rëndësishme: një trup i mirë, forcë, intuitë për të lexuar lojën dhe rezistencën

“Ai është një lojtar i plotë, mund të luajë si një qendër përpara ose sulmuesi i dytë dhe është shumë i lëmuar në fushën e ndëshkimit. Për moshën e tij, ai mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, “tha ai.

Në ditët në vazhdim sulmuesi polak pritet edhe ta kompletojë transferimin e tij te Milan./ORAinfo/

Komento: