Në serial janë përherë në konflikt, por ja sa të lidhur janë ‘Egje’ dhe ‘Jagizi’ në jetën reale

18:23 | 13 December 2018

Afra Saracoglu dhe Caglar Ertugrul janë dy prej aktorëve turk më të suksesshëm të momentit.

Ata në publikun shqiptar u bënë shumë të njohur me rolet e tyre të ‘Egjes’ dhe ‘Jagizit’ në serialin shumë të pëlqyer turk ‘Zonja Fazilet dhe të bijat’, shkruan ORAinfo.

Edhe pse në serial ata nuk kalojnë fare mirë dhe gjithmonë janë në kundërshti me njëri-tjetrin, në jetën reale ata janë miq shumë të mirë.

Ata madje edhe i kanë bërë njëri-tjetrit follow në Instagram, çka na bën edhe më shumë të kuptojmë sa miq të mirë janë ata./ORAinfo/

Komento: