Në Serie A garë e ashpër për top-4she, kjo është renditja pas ndeshjeve të sotme

00:04 | 04 Maj 2023

Garë e ashpër për top-4she në Serie A, kjo është renditja pas ndeshjeve të sotme.

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

Gara për top-4she vetëm sa vjen e bëhet më e fortë, shkruan Gazeta Express.

Interi, Lazio, Juventusi e Atalanta shënuan fitore sot, kurse gabuan Milan e Roma që barazuan.

Tashmë në pozitën e dytë është Lazio që ka 64 pikë, gjashtë më shumë se ekipet që janë jashtë top-4shes.

Në vendin e tretë gjendet Juventusi me 63 pikë, e pasuar nga Interi në vendin e katërt me 60 sosh.

Në pozitën e pestë gjendet Atalanta me 58 pikë, aq sa kanë edhe Milan e Roma në pozitën gjashtë, respektivisht shtatë.

Komento: