Në sesionin pranveror Kuvendi i Kosovës miratoi 87 ligje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në sesionin pranveror Kuvendi i Kosovës miratoi 87 ligje

19:45 | 07 Gusht 2022

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur shumë ligje në sesionin pranveror.

Feim Tahirsylaj, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një postimi në Facebook ka bërë një përmbledhje të punës së Kuvendit të Kosovës të sesionit pranveror.

Ai thotë se gjatë këtij sesioni u miratuan 87 ligje nga 34 seanca të mbajtura.

Tutje shton ai, janë mbajtur 20 mbledhje të Kryesisë, 282 mbledhje të Komisioneve parlamentare dhe 1 interpelancë.

Postimi i tij:

Rekord efikasiteti i Legjislaturës VIII (aktuale) të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 4 gusht përmbylli punimet e sesionit pranveror. Gjatë këtij sesioni u miratuan 87 ligje. Krahasuar me legjislaturat e kaluara, legjislatura aktuale ka shënuar rekord të miratimit të ligjeve brenda një sesioni.

➡️ Sesioni pranveror 17 janar–4 gusht 2022:

✅ 34 seanca të mbajtura;

✅ 87 ligje të miratuara (prej tyre 18 marrëveshje ndërkombëtare);

✅ 36 projektligje të proceduara nga Qeveria;

✅ 8 projektligje të hartuara nga Kuvendi;

✅ 80 projektligje të bartura nga viti 2021;

✅ 20 mbledhje të Kryesisë;

✅ 282 mbledhje të Komisioneve parlamentare;

✅ 1 interpelancë;

✅ 147 pyetje për Qeverinë;

✅ Është miratuar Rregullorja e re e Kuvendit, pas një cikli mbi 10-vjeçar të përpjekjeve të disa legjislaturave për draftimin e saj.
✅ 159 projektligje të proceduara në Kuvend;

✅ 147 projektligje të proceduara nga Qeveria;

✅ 10 projektligje të hartuara nga Kuvendi (4 nga GP i LVV, 3 GP PDK, 1 GP Multietnik, 1 GP AAK dhe 1 nga Komisioni për Siguri);

✅ 1 projektligj propozuar nga 10 mijë qytetarë.

✅ 123 ligje të miratuara (prej tyre 32 marrëveshje ndërkombëtare);

➡️ 23 mars – 31 dhjetor 2021:
✅ 111 projektligje të proceduara nga Qeveria;
✅ 4 projektligje të hartuara nga Kuvendi (2 nga GP LVV, 1 GP PDK dhe 1 GP Multietnik);
✅ 1 projektligj propozuar nga 10 mijë qytetarë;
✅ 36 ligje të miratuara (prej tyre 14 marrëveshje ndërkombëtare).
➡️ Projektligje të gatshme për shqyrtim të dytë:
✅ 1 projektligj (P/L 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës)
➡️ Projektligje në procedurën e shqyrtimit:

✅ 27 projektligje (prej tyre 14 projektligje janë të miratuara në parim dhe gjenden në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare, 13 projektligje presin për shqyrtim të parë).
➡️ Gjatë periudhës mars 2021 – gusht 2022 kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me nënkryetaren Saranda Bogujevci dhe stafin e Kabinetit, ka mirëpritur në takime të panumërta presidentë, kryeparlamentarë, kryeministra, ministra, përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, deputetë dhe ambasadorë të shteteve mike. E po ashtu edhe përfaqësuesë të institucioneve, veprimtarë, afaristë, krijuesë, sindikalistë, drejtuesë organizatash e shoqatash të ndryshme, bashkatdhetarë nga mërgata, fëmijë, nxënës, studentë dhe qytetarë të shumtë.

Mirupafshim në punimet e sesionint vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Komento: