Në shkollat e Prishtinës të shtunën mbahet mësim

16:20 | 28 Prill 2023

Të shtunën mbahet mësim në shkollat e Prishtinës.

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se në shkollat e kryeqytetit do të mbahet mësim këtë të shtune. Kjo ditë është zëvendësim për mësimin e datës 11 prill.

“Drejtoria e Arsimit ju njofton se data 11 prill 2023, e martë do të jetë ditë pushimi. Por, që kjo do të zëvendësohet më datë 29 prill 2023, e shtunë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi:

Komento: