
Procesi i votimit në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë po zhvillohet i qetë dhe pa asnjë incident.
Nga gjithsej 5 mijë e 273 qytetarë me të drejtë vote, deri më tani kanë votuar 1 mijë e 687 persona.
Menaxherja e kësaj qendre të votimit, Kosovare Makolli Leci, ka deklaruarse qendra është hapur me kohë dhe se organizimi ka qenë i mirë që nga fillimi i procesit.
Ajo theksoi se pjesëmarrja e qytetarëve po vazhdon në mënyrë të rregullt dhe se deri në këto momente nuk është shënuar asnjë incident./EO/
