Filloreta Raçi është duke kaluar çaste të lumtura me familjen.
Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj, Instagram, teksa shfaqet me xhaxhain e saj me def duke kënduar, shkruan lajmi net.
“Sezoni i defit me xhaxhin tem Raçt e gurit në formë dmth, janë fjalët e saj bashkangjitur videos.
Fifi shquhet për zërin e saj të veçantë, e cila kohëve të fundit ka qenë tejet e komentuar nga shtypi mediatik.
Gjatë vitit që lamë pas Raçi bëri bujë me projektin “Psikopatja jote”, në festivalin “Kënga Magjike”.