Në Shqipëri 957 raste të reja me koronavirus

18:20 | 09 Gusht 2022

957 raste të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 957 qytetarë janë infektuar me COVID-19.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, teksa janë shëruar 1,010 qytetarë, transmeton Klankosova.

Aktualisht në Shqipëri janë edhe 6,927 raste aktive me COVID-19.

Komento: