Në ShSKUK po trajtohen 282 pacientë me koronavirus, 17 në gjendje kritike

17:25 | 10 Korrik 2020

282 pacientë me koronavirus po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale.

Mbi 280 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK’së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të vendit, raporton Express.

Bazuar në raportn 24 orësh të klinikave dhe spitaleve, 191 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Në ShSKUK, janë 17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, 4 prej tyre të intubuar.

”Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19. Në QKUK 160 pacientë, kurse 122 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e SHSKUK’së.

Komento: