Bekim Saliu nga Instituti GAP ka komentuar bojkotin që po ndodh në Kroaci nga qytetarët kroatë ndaj dyqaneve ushqimore dhe gastronomisë për shkak të çmimeve të larta.
Salihu në profilin e tij ka shkruar se mbase ky bojkot s’do të ketë efekt të menjëhershëm, por megjithatë shton se është shenjë që qytetarët janë ldodhur nga çmimet e larta.
Duke krahasuar situatën e çmimeve me Kosovën, Salihu ka shkruar se gjendja është shumë më e rëndë, por sipas tij “ne i “bojkotojmë” dyqanet për shkak të mungesës së parave, por jo si revoltë ndaj çmimeve që janë përshtatur për standardin e SHBA-së”.
Postimi i plotë:
Kroacia, ku paga mesatare është afro 1,200 euro, ndërsa buxheti i shtetit është afro 22 miliardë euro, sot qytetarët atje kanë bojkotuar blerjen e produkteve në dyqane dhe hyrjen në lokale e gastronomisë, krejt kjo për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve. Kjo iniciativë nuk pritet menjëherë të ketë efekt në çmime, por së paku tregtarët, pronarët dhe ndërmarrësit do të shohin se qytetarët janë lodhur nga çmimet e larta. Unë besoj që sa i takon çmimeve në Kosovë, gjendja është më keq, ne i “bojkotojmë” dyqanet për shkak të mungesës së parave, por jo si revoltë ndaj çmimeve që janë përshtatur për standardin e SHBA-së.