Të burgosurit agjërojnë muajin e Ramazanit.
Në qendrën korrektuese në Smrekonicë, një pjesë e madhe e të burgosurve janë duke agjëruar.
Para kohës së iftarit, ata radhitën njëri pas tjetrit për të marrë ushqimet që janë përgatitur për ta, gjithashtu ata marrin me vete edhe një shujtë për kohën e syfyrit.
Njëri nga të burgosurit për Klan Kosovën ka thënë se atmosfera në bu,rg gjatë muajit të Ramazanit është shumë e mirë. Ndërsa, pas përfundimit të iftarit, të burgosurit mund të kryejnë edhe ritet fetare.
Në përgatitjen e ushqimeve, marrin pjese edhe disa nga të burgosurit të cilët udhëhiqen nga një kuzhinier.