Në spitalet e Kosovës po trajtohen 107 pacientë me koronavirus

12:36 | 04 Gusht 2021

107 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se aktualisht janë të shtrirë 107 pacientë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se dy prej pacientëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“4 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19, 107 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 64 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 72 me oksigjeno-terapi, 2 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në raport.

Më tej, ShSKUK bën të ditur se në QKUK janë 70 pacientë më COVID-19.

“Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 31 prej tyre Covid-19 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive 34 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 36 pacientë. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 18 me oksigjeno-terapi”, vijon njoftimi.

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 110 raste pozitive.

Komento: