Në Spitalin e Gjakovës, 49 pacientë me koronavirus

10:16 | 07 Nëntor 2020

49 të infektuar me COVID-19 të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, dy në oksigjeno-terapi.

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve 49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19 .

Sipas njoftimit, 34 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 3 pacientë janë të konfirmuar negativë, 11 pacientë presin rezultatet, 1 pacient pritet të testohet, 2 pacientë me oksigjeno-terapi, 5 pacientë në CPAP maske.

“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim. Unë vendos maskë të të mbroj ty. Ti vendos maskë të më mbrosh mua. Bashkë i mbrojmë të tjerët”, thuhet në njoftim.

Komento: