
42 pacientë kanë nevojë për oksigjen në Spitalin e Pejës, 12 janë në gjendje të rëndë.
58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë janë shëruar.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, të gjitha normale dhe kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,500
analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.