16 foshnje kanë lindur për vetëm dy ditë në Spitalin e Pejës.
Spitali ka njoftuar se kanë qenë 16 Lindje, 10 normale dhe 6 me prerje cezariane.
Kanë lindur 16 foshnje dhe sa i përket gjinisë 7 foshnje ishin të gjinisë femërore dhe 9 të gjinisë mashkullore.
Ndërkaq në këtë spital janë trajtuar 780 pacientë si raste emergjente ndërsa 63 nga këta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 405 pacientë që në total kanë bërë 4,982 analiza.
Mjekët kanë kryer 13 operacione gjatë këtij vikendi.