Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19

08:58 | 04 Mars 2021

12 pacientë me COVID-19 në Pejë janë në gjendje të rëndë.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 47 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, 38 pacientë janë në oksigjeno-terapi e dy të tjerë në respiratorë.

Nga këta pacientë të hospitalizuar, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Spitali i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre qytetarë nga COVID-19.

Komento: