Në Spitalin e Pejës, shkon në 101 numri i pacientëve që kanë nevojë për oksigjen

09:07 | 10 Dhjetor 2020

Shkon në 101 numri i pacientëve që kanë nevojë për oksigjen në Spitalin e Pejës.

Nga 93 pacientë që ishin një ditë më parë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, sot në Spitalin e Pejës, është ngritur numri në 101 pacientë që kanë nevojë për trajtim me oksigjen.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të këtij spitali, ku ndër të tjera bëhet e ditur se janë duke u trajtuar 146 pacientë me Covid-19, një më shumë se një ditë më parë.

Po ashtu theksohet se numri i pacientëve që janë në gjendje më të rëndë është i njëjtë sikurse një ditë më parë, 27 pacientë.

Ndërkohë nga Covid janë shëruar 4 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 196 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 40 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja të dyja të gjinisë femërore.

265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,799 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.

Komento: